Monika Kryemadhi ka mbërritur në këto momente në selinë blu. Kryetarja e LSI ka hyrë në zyrën e Lulzim Bashës.
Nuk dihet se për çfarë po diskutojnë dy politikanët, por takimi vjen një ditë para seancës plenare të së enjtes. Kujtojmë që më herët gjatë të enjteve opozita ka protestuar, por nuk dihet ende çfarë do ndodhë nesër.
Ndoshta për t'u koordinuar me njëri-tjetrin zhvillohet edhe ky takim.





