Edicioni i tretë i ‘Big Brother VIP’ pritet të nisë së shpejti dhe me sa duket përgatitjet dhe punimet për shtëpinë ku do të izolohen VIP-at, kanë nisur e janë tashmë drejt përfundimit.

Këtë e dëshmuam edhe tek postimi i bërë nga Sara Hoxha, drejtuese e ‘Top Channel’ dhe producente e spektaklit. Ajo ka publikuar një foto të pjesës së jashtme të shtëpisë, duke treguar që është në punim e sipër.

Krahas fotos, ka vendosur vendndodhjen “Top Channel”.