Italia përgatitet për një javë mjaft të nxehtë. Sipas sinoptikanëve të vendit fqinjë, edhe marta do të jetë nën ndikimin e shirave lokale, sidomos në zonat jugore, por më pas deri të premten temperaturat do të jenë më të larta sesa normalja dhe dielli do të ndriçojë mbi gjithë Italinë.

Po ndërsa marsi do të mbyllet me një klimë të përshtatshme për plazh, ditët e para të muajit prill do të rezervojnë një mot me reshje.