Pak orë pas arrestimit të të shumëkërkuarit Ramazan Rraja me pistoletë në brez, forca të shumta policie dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkur në orët e para të ditës së sotme në aksin Rinas – Fushë-Krujë.
Mësohet se janë disa furgonë të FNSH-së të cilët po zhvillojnë një aksion që duket se në fokus ka zonën e Rinasit.