Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi, ose siç ka emrin e artit Fifi, së fundmi ka fshirë të gjitha postimet nga “Instagrami” i saj.
Ajo ka lënë vetëm një postimi ku shkruan “Vëmendje”.
Ndonëse nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për këtë, duket se këngëtarja ka paralajmëruar një projekt të sajin.
Duke parë edhe deklaratat e saj të fundit, ku ka thënë se po akuzohet shumë si një person që bën gjëra për vëmendje, ky projekt mund të përmbledhë gjithçka çfarë Fifi dëshiron t’i thotë publikut.
Kujtojmë se pak ditë më parë ajo reagoi për promon e BBVA2, të publikuar nga “Top Channel”, ku produksioni kishte përfshirë edhe momentin kur asaj i kishte rënë të fikët.
Këngëtarja ka reaguar ashpër duke u shprehur se “Top Channel”, po i shkatërron jetën.
Pas këtij reagimi produksioni ka fshirë videon nga rrjetet sociale.