Policia ka njoftuar përmes një deklarate se ka nisur një operacion madhor antikanabis në të gjithë vendin.
Kështu, sipas Policisë, janë mbi 4000 mijë forca policie që kanë zbritur në terren dhe po bëjnë kontrolle në të gjithë vendin për bimë narkotike.
Gjithashtu, në terren janë edhe helikopterë dhe forca të FNSH-së.
NJOFTIMI I POLICISE
Policia e Shtetit nis një tjetër operacion masiv në të gjithë vendin.
Operacioni për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Operacioni ka filluar rreth orës 16.00 të ditës së sotme dhe do vijojë disa ditë rresht.
Operacioni nga toka e nga ajëri.
Në operacion 4150 punonjës policie.
Në operacion do përfshihet edhe FNSH.
Kontroll të imtësishëm të gjitha serave, depove, magazinave, ambjenteve dhe shtëpive të braktisura, tuneleve e ish reparte ushtarake.
Kontrollet do përqendrohen në çdo vend ku përgjatë 10 viteve të fundit është evidentuar kultivim i bimëve narkotike.
Kontrollet nga ajri do përqendrohen në zonat malore e të thepisura.
Në kontrollet nga ajëri do përfshihet FNSH ku do kontrollohet çdo stan e parcelë që gjatë 10 viteve të kaluara ka pasur bimë narkotike të kultivuara.





