“Polici e krimit” është thirrja njëzëri e qytetarëve që kanë dalë në protestë sot për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti.

Në një moment ka pasur edhe tension ku një qytetar me megafon i është afruar kordonit të sigurisë së policisë të vendosur në Ministrinë e Brendshme.

“Çfarë të ndodhë më, kur t’u ndodhë tragjedia në shtëpinë e tyre. Nuk e kuptoj këtë indiferencë”, thotë një qytetare.

Protestës i është bashkuar edhe Sekretari i për Organizimin në PD, Klevis Balliu.