Gazetari Ardit Hoxha tha se dihet që do të ketë një protestë nga opozita, por nuk dihet ende dita dhe vendi.
Hoxha tha se janë disa skenarë që përfliten për protestën. I pari është ai i një forme manifestimi këtë të enjte, pra një protestë me përmasa më të vogla.
“Ka dhe një skenar tjetër që thotë se protesta mund të ketë përmasa më të mëdha kombëtare, por gjithmonë jo këtë të enjte, duke u vendosur për në një datë tjetër,” – u shpreh gazetari.