Elon Musk i është përgjigjur deklaratave të Donald Trump në një mënyrë kaustike. Përgjigja e themeluesit të Tesla dhe SpaceX ishte e menjëhershme dhe agresive në lidhje me përmbajtjen e projektligjit. Teksa Trump ende po fliste përpara gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Musk shkroi në platformën X: “Çfarë po thotë kështu…”, duke ironizuar qartazi fjalët e ish-presidentit amerikan.
“Mbajini subvencionet për makinat elektrike dhe energjinë diellore edhe pse është krejtësisht e padrejtë që subvencionet për naftë dhe gaz natyror mbeten të paprekura, por hiqni atë mal me shpërdorime që keni ngjeshur në projektligj”, shkroi Musk.
Musk më tej tha se në historinë e qytetërimit nuk ka ekzistuar kurrë një projektligj që të jetë njëkohësisht i madh dhe i bukur.
“Të gjithë e dinë këtë! Ose ke një projektligj të madh dhe të shëmtuar, ose një të vogël dhe të bukur. I vogli dhe i bukuri është zgjedhja e drejtë”, shkroi Musk.
Në një moment tjetër, Musk u rikthye në fitoren e Trump, ku pretendon se pa të presidenti amerikan nuk do te kishte fituar.
“Pa mua, Trump do t’i kishte humbur zgjedhjet. Demokratët do kontrollonin Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin me rezultatin 51-49. Dhe tani, një mosmirënjohje e tillë!”, përfundoi ai.
