Kryesocialisti Edi Rama fillim javën e ardhshme ka thirrur asamblenë e PS-së.
Të mërkurën e 26 korrikut 2023, ora 17:30, në Tiranë, do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare.
Në fjalën që pritet të mbajë kryesocialisti Edi Rama fokusi do të jetë përgjegjësia që lind prej fitores së thellë në lokalet e 14 majit.
Kjo Asamble Kombëtare do t’i shërbejë PS-së edhe për t’i bërë një bilanc detyrave të lëna nga mbledhja e fundit.
Nuk përjashtohet mundësia që prej kësaj asambleje kryesocialisti Rama të bëjë disa ndryshime për sa i përket drejtuesve politik në disa qarqe.
Kjo në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në 2025.