Këtë të diel në qytetin e Durrësit pritet të mbërrijë në port kroçera "Sirena" e cila do të sjellë plot 659 turistë nga 24 vende të ndryshme.
Siç njofton agjencia “Intermed Shiping”, 502 nga turistë janë nga SHBA, ndërsa nuk mungojnë udhëtarë nga Zelanda e Re, Britania e Madhe, Tailanda, Australia, Belgjika, Kanadaja, etj. të interesuar për vendin tonë.
Sipas të njëjtit burim, itinerari i kroçerës "Sirena" përfshin 12 porte në Itali, Shqipëri, Maltë, Greqi, Malin e Zi dhe Kroaci, ndërsa turi përfundon më 9 gusht në Venecia.
Kroçera “Sirena” me flamur të ishujve Marshall ka një gjatësi prej 181 metra dhe pritet të ankorohet në kalatën 5.
Në fillim të muajit maj në portin e Durrësit nisi sezoni turistik me kroçerën "La Belle de L’Adriatique", ndërsa kroçera "Berlin" do të jetë e fundit dhe pritet të mbërrijë në fund të muajit tetor të këtij viti.