Moti për ditën e nesërme, pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, ku parashikohet me vranësira si dhe intervale kthjellimesh, kryesisht pasdite.
Reshje shiu do të jenë prezente gjatë gjithë ditës, por gradualisht do të humbasin intensitet dhe territor ku në orët e mbrëmjes reshjet ndërpriten në të gjithë vendin.
Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen
- në zona malore 5 deri14°C
- në zona e ulëta 7 deri 20°C
- në zona bregdetare 10 deri 19 °C