“Maratona e këngës” do të startojë këtë mbrëmje nga qyteti bregdetar i Durrësit.
Siç ëështë bërë tashmë traditë, qyteti i Durrësit është ndalesë e përhershme e këtij eventi muzikor.
Tingujt e muzikës tradicionale të jugut, veriut e Shqipërisë se mesme, hitet e momentit përbëjnë takimin e radhës me “Maratonën e Këngës”, që transmetohet në TV Klan.
Qytetarët durrsakë dhe turistët që kanë nisur të popullojnë Durrësin këto ditë të nxehta të fund qershorit pritet ta ndjekin nga afër këtë event që do të ofrojë një natë mes tingujve të muzikës.