Janë publikuar foto të vajzës 22 vjeçare, e cila dyshohet se duke drejtuar mjetin fuoristradë, ka shkaktuar aksidentin me pesë të vdekur në Qafë-Muzinë.

Në foto shfaqet 22-vjeçarja, bashkë me dy vajzat italiane, Anna Cascavilla, 23 vjeçe, dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe, banuese në Itali, me të cilat ndodhej në mjet, kur ndodhi ngjarja e kobshme.

Fotoja është publikuar në rrjetet sociale nga 23-vjeçarja italiane, Anna Cascavilla, ku shihen tre vajzat mbi mjetin “Land Rover”.

Kjo fotografi u publikua disa orë përpara se të ndodhë aksidenti me pesë viktima.