Bashkia e Durrësit në bashkëpunim me Fondit Shqiptar të Zhvillimit do të organizojnë në Shëtitoren “Taulantia”, panairin “Taverna e Adriatikut”, në datat 12-13 gusht.
Në në një postim në rrjetet sociale, kryebashkiakja Sako shkruan se qëllimi i organizimit të këtij panairi është promovimi i vlerave gastronomike dhe produkteve tipike të zonës.
“Në këtë panair do të ekspozohen produkte dhe shërbime tipike të zonës si: prodhimet e detit, nënproduktet e qumështit, frutat dhe perime të freskëta, verëra, raki, lule dhe bimë kurative, vaji i ullirit , mjaltë etj, me qëllim rivitalizimin e fshatrave turistikë si dhe krijimin e një destinacioni dhe atraksioni agroturistik i cili i ofrohet turistëve të apasionuar pas gastronomisë.”, shkruan Sako.
Postimi i plotë:
Bashkia Durrës ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në:
Panairin “Taverna e Adriatikut”
12-13 gusht 2023
Fillimi i Shëtitores “Taulantia”
Qëllimi i organizimit të këtij panairi është promovimi i vlerave gastronomike dhe produkteve tipike të zonës, duke shërbyer kështu si një mundësi shumë e mirë për promovimin e potencialeve gastronomike të fshatrave turistikë të qytetit të Durrësit.
Në këtë panair do të ekspozohen produkte dhe shërbime tipike të zonës si: prodhimet e detit
, nënproduktet e qumështit
, frutat dhe perime të freskëta![]()
![]()
, verëra
, raki, lule dhe bimë kurative, vaji i ullirit
, mjaltë
etj, me qëllim rivitalizimin e fshatrave turistikë si dhe krijimin e një destinacioni dhe atraksioni agroturistik i cili i ofrohet turistëve të apasionuar pas gastronomisë.
Pjesëmarrja në këtë panair mundësohet nga Bashkia Durrës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Ju mirëpresim!





