3 prill 2014 – Dy studime, një spanjoll dhe një amerikan arrijnë në përfundimin se depilimi total dhe veçanërisht ai në pjesët intime mund të shkaktojë infeksione të rënda si herpes, kërpudha etj, gjë që është shtuar në vitet e fundit.
Ky paralajmërim vjen nga akademia spanjolle e dermatologjisë në Barcelonë dhe nga Health Center della Western Washington University. Ky studim i përket kryesisht kontinentit europian dhe atij amerikan, ku kjo tendencë është më e përhapur.
Ndër të tjera depilimi në zonën gjenitale është me rrezik si për veten edhe për të tjerët, për shkak të infeksioneve të transmetueshme gjatë raportit seksual.
Kësisoj ekspertët theksojnë se mosdepilimi total i pjesëve intime i ruan njerëzit nga infeksionet, irritimi, stafilokoku, streptokoku dhe nga herpesi. Studiuesit e cilësojnë si absurde këtë modë duke e krahasuar me heqjen e vetullave apo shkuljen e qerpikëve.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





