Kastriot Reçi humbi jetën në një atentat me armë zjarri në qendër të Rrëshenit mesditën e sotme. 47-vjeçari është pronar i një televizioni lokal në Lezhë.
Hetuesit dyshojnë se vrasja e tij është pjesë e sagës së hakmarrjeve mes dy familjeve të njohura në Rrëshen, të cilat janë në konflikt prej disa vitesh.
Gjashtë ditë më parë, më 1 janar 2020, Kastriot Reçi ka bërë edhe postimin e fundit në rrjetin e tij social në Facebook, duke uruar për Vitin e Ri, por jepte edhe një këshillë.
“Miq, Gëzuar Vitin e Ri 2020! Qëndroni sa më larg njerëzve të këqij, mashtrues dhe të pa besë”, shkruante 47-vjeçari.





