Karafili njihet me emrin e tij shkencor Dianthus që rrjedh nga greqishtja e lashtë, që do të thotë “lule e perëndive”.

Ngjyra origjinale e karafilit është e kuqja në të purpurt, por sot ekzistojnë shumë ngjyra ndër të cilat e kuqja, e bardha, e verdha dhe ato me cirka.

Karafilat shpesh përdoren në raste të veçanta, për festën e nënës dhe për martesa.  

Në Kore për shembull karafilat e kuq përdoren për të treguar dashuri dhe mirënjohje për prindërit në ditën që i dedikohet atyre.

Në disa vende si për shembull si Austria dhe Italia karafili i kuq është simbol i festës së punës dhe lëvizjes së punëtorëve.

Ndërsa në Portugali karafili i kuq është simbol i revolucionit.

Domethënia e llojeve kryesore të karafilave:

Një karafil i zakonshëm tregon sharm, dashuri ndaj një gruaje, por edhe dorëzim.

Karafili njëngjyrësh: Shpreh një përgjigje pozitive, një pohim.

Karafilat me vija: Përgjigje negative, refuzim.

Image result for Garofano (rigato)

Karafili i bardhë: Simbolizon besnikërinë dhe dashurinë reciproke. Ndër të tjera shpreh edhe dashurinë e pastër, bukurinë dhe pafajësinë.

Image result for Garofano bianco

Karafili i verdhë: Zhgënjim, refuzim dhe padenjësi.

Related image

Karafili i purpurt: Kapriço.

Related image

Karafili rozë: Shpreh diçka që nuk do të harrohet.

Image result for karafil roze

Karafili i kuq: Zemërim, pakënaqësi, energji, admirim dhe tmerr.  

Related image

Karafili me cirka: Ju këshillon të keni besim tek ai që e dhuron. 

Image result for Garofano Screziato

Në fotogalerinë e mëposhtme mund të shikoni disa prej llojeve të lules me aromë, që pothuajse të gjithë shqiptarët e kanë në ballkon.

R.O.