Në Shqipëri është gjerësisht e njohur lulja e gojë-ujkut. Ajo preferohet për shkak të ngjyrave të forta dhe aromës së mirë.
Në terminologjinë shkencore gojë-ujku njihet me emrin antirrhinum majus. Kjo bimë e ka origjinën nga Europa Jugore dhe Afrika Veriore.
Emri antirrhinum vjen nga fjalët greke anti, që do të thotë e ngjashme dhe rhin, që do të thotë turi, pra e ngjashme me një turi, ose gojë.
Gjatë sundimit të Neronit në Perandorinë Romake, mjeku dhe botaniku grek Dioscoride Pedanio (vitet 40-90 para erës sonë), vlerësonte veçanërisht farat e gojë-ujkut, nga të cilat nxirrej një vaj, që kur bashkohej me vajin e zambakut kishte veti për ta bërë lëkurën më të bukur.
Ndërsa në Antikitet farat e kësaj bime përdoreshin për të nxjerrë një vaj ushqimor.
Në periudhën e Mesjetës ishte traditë që vajzat që donin të refuzonin propozimin e një admiruesi të tyre, vendosnin në flokë lule gojë-ujku.
Në gjuhën e luleve pikërisht për shkak të këtij përdorimi nga ana e vajzave, lulja e gojë-ujkut simbolizon mungesën e interesit, indiferencën dhe në të gjitha traditat kulturore është konsideruar gjithnjë lule emblemë për të përfaqësuar kapriçon.
Në ditët e sotme lulet e vogla përdoren në industri, pasi është e mundur që nga to të nxirret ngjyra.
Gojë-ujkun e gjejmë me ngjyra të ndyshme, duke filluar nga e bardha, e verdha, lejlaja, roza etj. Shikoni për më shumë fotogalerinë e mëposhtme.
R.O.





