Muaji gusht do të mbyllet me temperatura të freskëta dhe reshje shiu. Sipas meteorologëve, e shtuna do të ketë reshje shiu, të cilat do të sjellin edhe problematika me përmbytjet lokale.
“Gjatë natës një sistem i fuqishëm vranësirash do të prekë territorin shqiptar, duke bërë që dita e shtunë të ketë reshje që do të jenë me intensitet mesatar dhe herë pas here intensive. Do të jetë e gjithë ultësira perëndimore e rrezikuar, qarku i Shkodrës, Tirana, Elbasani, Berati, Fieri dhe Vlora, do të kenë reshje në formë shtrëngatash. Parashikohet që e shtuna të ketë reshje gjatë gjithë ditës, rrebeshe, do të kemi vetëm momente të shkurtra ku do të ketë ndërprerje të tyre, megjithatë është e paqëndrueshme. Shirat do të jenë herë pas here problematikë duke sjellë përmbytje të rangut lokal në disa qytete të zonës së ulët ku është Durrësi, Vlora, Tirana, Elbasani, Lushnja dhe Fieri ku do të jetë intensiteti më i lartë dhe presim që të ketë edhe probleme”, tha sinoptikania Lajda Porja.
Ndërkohë, në videon e mëposhtme tregohet se si parashikohet të jetë intensiteti i reshjeve të shiut gjatë ditës së parë të fundjavës dhe njëkohësisht dita e parafundit e stinës së verës.
Në det, forca e dallgëve pritet të jetë 5-6 ballë, ndërkohë që ditën e sotme janë rikthyer në port të gjitha anijet e flotës së peshkimit,, të cilat nuk do të lejohet të dalin nesër në lundrim. Përkeqësimi i kushteve të motit pritet të mos ndikojë në oraret e nisjes dhe mbërritjes së trageteve që lidhin dy brigjet e Adriatikut.





