Simptomat pas vaksinës, sipas komunitetit shkencor, janë një shenjë e mirë, pasi kjo do të thotë se trupi po krijon imunitet. Në shumicën e rasteve, efektet anësore janë të lehta dhe zhduken pas disa ditësh.
Megjithatë, me ushqimin e duhur ne mund të mbrojmë trupin tonë dhe t’i kalojmë simptoma më lehtë.

Çfarë duhet të hamë para dhe pas vaksinës dhe cilat ushqime duhet të shmangim?

Një dietë e shëndetshme që përfshin fruta, perime, drithëra, peshk, vezë dhe mish pule është ideale. Sipas mjekëve, është mirë të shmangni mishin e kuq dhe produktet e qumështit para vaksinimit.
Në të njëjtën kohë, ekspertët rekomandojnë shmangien e ushqimeve me nivele të larta sheqeri. Qëllimi është që nivelet e glukozës në gjak të jenë të qëndrueshme.
Ushqime që duhet të konsumoni para dhe pas vaksinës
Çaji i xhinxherit propozohet si një ushqyes ideal pas marrjes së vaksinës.

Perimet jeshile, të tilla si spinaqi, lakra dhe brokoli pasi ato kanë nivele të larta të antioksidantëve, duhet te konsumohen me patjetër para dhe pas vaksinës. Rekomandohet konsumimi i suprave me qepë dhe hudhër.
Gjithashtu është mirë të konsumoni sa më shumë lëngje si ujë, çaj, ujë të gazuar dhe mjaltë.Sigurisht që duhet të shmangni konsumimin e alkoolit, pasi ai mund të ndikojë në përgjigjen imune të organizmit ndaj vaksinës.

Çfarë tjetër mund të bëni për të zvogëluar efektet anësore të vaksinës?
Pas vaksinimit duhet të kujdeseni për veten tuaj, ashtu sikur kujdeseni kur jeni të sëmurë. Pini shumë ujë, pushoni, shkoni në shtrat herët dhe merrni ilaçe kundër temperaturës , gjithmonë nëse keni simptoma, në mënyrë që të lehtësoheni.