Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pritet që të dalë sërish sot në një deklaratë publike, për të folur për akuzat e ngritura ndaj tij.
Këtë e ka bërë vetë të ditur vetë Tahiri në një postim në rrjetet sociale ku shkruan:
“Të lutem më ndiq sot në 12:00 live këtu në fb. Deri në fund për të vërtetën”.
Të mërkurën, Kuvendi do të mblidhet në një seancë të posaçme për të vendosur ‘fatin’ e tij, nëse do t’i heqet mandati i deputetit që do t’i hapte rrugë arrestimit, apo do t’i refuzohet kërkesa e Prokurorisë për Krimet e Rënda, e cila e akuzon si të përfshirë në trafikun e drogës me grupin e Habilajve.





