Menjëherë sapo zbritën nga tarraca e pallatit, dy vëllezërit Bejko kanë hedhur akuza të rënda kundrejt sistemit gjyqësor, që sipas tyre është shumë i korruptuar dhe ka dhënë disa vendime që bien ndesh me njëra-tjetrën.
Ata thanë se Gjykata e Lartë favorizoi qëndrimin në banesë të dy familjeve Bejko, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë i ka dhënë të drejtë ish-pronarëve, familjes Shijaku.
Vëllezërit Bejko thanë se nuk do të tërhiqen nga e drejta e tyre deri në vetëflijim të të gjithë familjes.
Pas aktit të ndërmarë nga dy vëllezërit, Përmbaruesi Shtetëror vendosi përkohësisht pezullimin e veprimeve për ekzekutim deri në qetësimin e situatës.
Ndjekim deklaratat e vëllëzërve.
K.H.





