Aurela Gaçe poston shpeshherë foto dhe video nga palestra. Ajo ka treguar se stërvitet rregullisht dhe se fitnessi bën pjesë në rutinën e saj.

Së fundmi ajo ka postuar në Instagram një foto ku duket duke shqelmuar një thes, që mesa duket  i paska qëlluar paksa “bishtpërdredhur”.

“Çfarë thesi b..përdredhur edhe ky. Nuk bëj stërvitje për peshen (pesha pak rëndësi ka për publikun që më do). Bëj stërvitje për shëndetin tim fizik e mendor. Bëj stërvitje që të jem e fortë të qëndroj pranë fëmijeve, bëj stërvitje që të mos më merret fryma në skenë kur kendoj nga 3 orë (sepse vetëm ashtu dua te jem në skenë). Bëj stërvitje që fëmijët e mi të kenë modelin përpara syve se vetëm me punë do t’i arrijnë gjërat”,- shkruan këngëtarja e dashur për publikun përbri videos, ku shpjegon edhe arsyen se pse stërvitet kaq fort.