8 nëntor 2015 – Armina Mevlani me sa duket nuk është prekur nga fotografia e publikuar pak ditë më parë nga ish-bashkëshortja e Shkëlzenit. Të paktën kështu ka thënë ajo gjatë një interviste për emisionin “Prive”, lidhur me foton e publikuar nga Sadije Berisha, e cila shfaqej dorë për dorë me Shkëlzenin ditën e martesës.

Fotografia u komentua shumë në mediat online, ndërsa vetë Sadija shpjegoi se ishte publikuar nga fëmijët e saj. Por para kamerës, Armina Mevlani është shprehur qetësisht e në mënyrë të përmbajtur se nuk merret me të kaluarën e të dashurit të saj.

“Nuk kam arsye pse t’i pres keq ose mirë lajmet. Sepse lajmet janë lajme, ndërsa jeta ime është jeta ime. Unë nuk kam pse merrem me të shkuarën e personit me të cilin unë jam, ashtu siç ai nuk do të donte të merrej me të shkuarën time. Ne tani merremi me të ardhmen tonë, e rëndësishmja e një çifti është e ardhmja”, tha Armina.

Komentin mund ta shihni në minutën 06:10

/portali DurresLajm/