Shkencëtarët dhe fizionomistët i konsiderojnë buzët si një nga karakteristikat më të rëndësishme për t'u kushtuar vëmendje kur përpiqen të përcaktojnë karakterin e një personi. Shprehim mendimet tona gojarisht dhe në këtë mënyrë zbulojmë diçka nga karakteri ynë dhe veçoritë psikologjike.

Bright Side na shpjegon më poshtë se çfarë thotë për karakterin tuaj forma e buzëve.

Buzë të mëdha dhe të fryra

Njerëzit që kaNë buzë si në foton e mësipërme kujdesen shumë për të tjerët. Ju mund të keni kaluar shumë kohë kur ishit fëmijë duke ushqyer kotele të humbura dhe keni dashur të çonit në shtëpi çdo kafshë që gjenit në rrugë. Keni një instikt të lindur dhe të fortë mëmësor dhe një dëshirë të madhe për të mbrojtur të tjerët. Në çdo situatë stresuese, mendoni së pari për njerëzit e tjerë dhe pastaj për veten tuaj. Njerëzit me buzë të fryra e të mëdha janë zakonisht prindër të mirë.

Buza e sipërme më e madhe se e poshtmja

Femrat me buzë të tilla janë thjesht mbretëreshat e dramave. Ato janë emocionale, karizmatike, e duan jetën dhe i kushtojnë vëmendje vetvetes. Ato kanë mendime pozitive për veten dhe kanë aftësinë që të tërheqin të tjerët. Femrat me buzë të tilla vdesin të jenë në qendër të vemendjes. Shakatë më argëtuese vijnë gjithmonë prej tyre.

Buza e poshtme më e madhe se e sipërmja

Ju thjesht nuk keni lindur për të punuar në zyrë. Si mund të qëndrojë një njeri ulur gjithë ditën, kur ka shumë gjëra për të bërë jashtë? Femrat me këto lloj buzësh thjesht e dinë se çfarë do të thotë të bësh qejf. Keni nevojë për një stil jete energjik dhe vende të reja për të vizituar. Jeni kurioze, të shoqërueshme dhe të hapura për gjërat e reja. Jeni ai lloj personi që mund t’i tërheqë të tjerët në botën e aventurave.

Buzë të zakonshme

Femrat me buzë të zakonshme janë shpesh të balancuara dhe mund të zgjidhin çdo lloj detyre që i ngarkohet. Fuqia e tyre qëndron në aftësinë për të dëgjuar të tjerët. Ato i marrin lehtë kritikat dhe i trajtojnë të tjerët me respekt. T’i bëni ato të “çmenden” është praktikish e pamundur. Por pavarësisht qëndrimit të tyre të hekurt, atyre u pëlqen të bëjnë shaka dhe ta shikojnë gotën gjysmë plot.

Buzët e holla

Femrat me buzë të holla shpesh janë të vetmuara, por i pëlqen jeta që bëjnë. Ato ia dalin mbanë vetë me çdo problem. Nëse keni buzë të holla nuk keni nevojë për shoqëri kur vizitoni muzeume, apo qoftë edhe kur shkoni për pushime në ishuj të largët. Por, pavarësisht dashurisë suaj për vetminë, ju ndiheni shumë mirë në shtëpi me një grup njerëzish. Ju mund ta gjeni shumë shpejt gjuhën e përbashkët me të tjerët dhe i vlerësoni njerëzit për gjestet që bëjnë. 

Buza e sipërme me ndarje në formë v-je

Nëse keni këtë formë buze jeni 100 % kreative. Shumë prej jush janë të talentuara, artiste apo muzikante. Keni memorie të shkëlqyer kur bëhet fjalë për fytyra apo emra. Jeni të shoqërueshme dhe arrini rezultate të mira në punë.

Buza e sipërme me ndarje të rrumbullakosur

Nëse keni buzë të tilla ju jeni të ndjeshme, të mëshirshme dhe të këndshme. Ju mërziteni shumë për fatkqesitë që mund të ndodhin dhe gjithmonë gjeni kohë për të ndihmuar të tjerët. Të ndihmoni personat në nevojë dhe të kujdeseni për mjedisin është motoja juaj. Njerëzit si ju e bëjnë botën më të mirë.

Buza e sipërme pa ndarje

Janë njerëzit më të përgjegjshëm dhe të besueshëm në planet. Ato nuk e njohin kuptimin e fjalës “e pamundur” dhe afatet nuk i shqetqësojnë. Çdo gjë duhet të bëhet në kohën ekzakte. Femrat me ndarjen e buzës së sipërme të rrumbullakosur dinë të zgjidhin çdo lloj problemi.

Buzë të vogla, por mishtore

Femrat me këto lloj buzësh janë shpesh djallëzore. Qëllimi i tyre parësor është që të ndihen rehat. Para se t’i njihni ato shpesh duken egoiste, por nuk janë realisht ashtu. Ato janë të mëshirshme dhe mike të devotshme. Ato nuk vënë kurrë interesin e vet para interesave të të tjerëve, por gjithashtu nuk e dëmtojnë kurrë veten. Pikërisht për këtë arsye gjërat funksionojnë mirë për to.

Buza e sipërme shumë e hollë

Femrat me buzë të tilla zotërojnë njëkohësisht disa cilësi udhëheqëse. Ato janë bindëse të mira dhe dinë si t’i përdorin armët e tyre. Ato e kanë suksesin të garantuar, çfarëdolloj gjëje që të ndodhë. Megjithatë e kanë të vështirë të krijojnë lidhje romantike, sepse parimi i tyre është të jenë dikushi dhe jo të jenë me dikë. 

R.O.