Çokollata? Një pasion autentik. Kush nuk është pushtuar ndonjëherë nga kënaqësia që të fal qoftë dhe një pjesë e vogël dhe pastaj të ketë menduar se ja, kjo është bukuria!
Ndjesitë që të jep ngrënia e çokollatës nuk janë të panjohura, kështu nga këndvështrimi psikologjik, kjo kënaqësi është thuajse e njëjtë me atë që të japin ledhatimet. Mirëpo ka edhe nga ata të cilët besojnë se ka një lloj lidhje mes ngrënies së një çokollate dhe personalitetit.
Sipas një studimi, tipi i çokollatës dhe mënyra se si ajo konsumohet, janë shenja të mirëpërcaktuara të personaliteteve të ndryshme. Ja si mund të zbuloni se çfarë tipi është partneri/ja juaj, përmes tipit të çokollatës që konsumon.
Kush dashuron çdo tip çokollate është përgjithësisht një person i aftë për t’u përshtatur me të gjitha situatat, ia del mbanë edhe në situata nga më ekstremet.
Ata të cilët preferojnë çokollatën e bardhë, janë përgjithësisht persona që në thelb kanë mbetur fëmijë, të papjekur. Preferojnë të jetojnë në të kaluarën, me kujtime dhe brenga, për rininë e shkuar. Kështu, gjithnjë në kërkim të situatave të sigurta, ata ndihen të pambrojtur në situata të reja.
Për ata që duan çokollatën e zezë, por jo atë ekstreme, thuhet se kanë një karakter konkret dhe aktiv në çdo gjë që bëjnë. Janë të pasur më një kreativitet të lartë dhe shohin me optimizëm të ardhmen.
Emocionë të forta përjetojnë ata të cilët dashurojnë çokollatën ekstremisht të zezë. Për ta thuhet se janë tmerrësisht të vendosur dhe sipërmarrës. Personaliteti i fortë shpesh mund t’i çojë në sjellje mendjemëdha dhe ndonjëherë edhe diktatoriale.
Përjetësisht të pavendosur, shfaqen perosnat të cilët pëlqejnë çokollatat e mbushura me lajthi, krem, apo të tjera si këto. Këta janë tipat e surprizave të herëpasherëshme. Por edhe në bazë të mbushjes, mund të dallojmë një nën personalitet. Kështu përshembull një njeri nervoz dhe asnjëherë i kënaqur do të zgjedhë një çokollatë të mbushur më kafe, altruisti do të zgjedhë atë më lëng portokalli, ambiciozi do të zgjedhë një shije ekzotike dhe si përfundim ajo me shije menteje do të përzgjidhet nga njerëzit që duan të ndryshojnë shpesh.
Mirëpo përveç shijes së çokollatës, ajo që na tregon shumë për personalitetin, është edhe mënyra se si e copëtojmë çokollatën për ta ngrënë. Kështu të hapësh një çokollatë dhe letrat e saj t’i flakësh tutje, tregon se personi është një njeri që i kushton shumë pak rëndësi detajeve.
Ai që e hap çokollatën me kujdesin më të madh, tregon për një tip maniak të rregullit dhe disiplinës, ndaj edhe në një lidhje mund të jetë i ftohtë dhe llogaritar.
Nëse vini re që partneri/ja juaj me letrën krijon topa të vegjël të rrumbullaktë, kjo është shenjë e mungesës së fantazisë.
E si përfundim, ata që krijojnë figura të çuditshme, kanë një interes të madh për lidhjet e të tjerëve, sesa për të tyren.





