Një incident u ka ndodhur motrave Vjollca, Marinës dhe Luanës sot në Tiranë.
Teksa ato kanë qenë nën shoqërinë e njëra-tjetrës në makinë, një person i dyshimtë i ka ndjekur nga pas pikërisht në zonën e njohur ‘Unaza e Re” në kryeqytet. Ndërkohë që pas makinës së tyre ishte pikërisht edhe i dashuri i Luanës, Krenar Loloçaj, i cili mesa duket ka pikasur se dikush i ishte vënë pas të dashurës së vet dhe nuk ka ngurruar që të parakalojë makinën dhe të ndalojë personin në fjalë.
Edhe pse emri i personit që ishte pas Marinës dhe Luanës nuk bëhet i ditur, “Gazeta Express” mëson se gjithçka është zgjidhur në moment falë ndërhyrjes së një patrulle policie që ka kaluar në atë vend.