Pas kilometrave të para, Alfredo Duro pësoi djegie të rënda në qafë dhe në kokë nga dielli i nxehtë. Për të përshkruar 1550 km në 13 ditë, që e ndajnë Madridin nga kryeqyteti i Uellsit, duhet të ecë 119 km në ditë. Por, marshimi i madh i tij për në Cardiff, ku do të luhet finalja e madhe e Ligës së Kampioneve, më 3 qershor, mes Real Madridit dhe Juventusit, filloi në mënyrën më të keqe.

Në “Twitter”, programi “El Chiringuito TV” postoi videon e gazetarit, i cili përfundoi në këtë gjendje pas 22 kilometrave të parë. Për pasojë, në mënyrë të pashmangshme, ai do të jetë i detyruar ta mbulojë një pjesë të udhëtimit me transport publik.