Real Madrid do të jetë ekipi që do përballet me Juventusin më 3 qershor në Cardiff. Pavarësisht humbjes me rezultatin 2-1 ndaj Atletico Madrid, fitorja 3-0 një jav; më parë, i siguron ekipit të Zinedine Zidan finalen e shumë pritur.
Por pavarësisht se në total kishte një avantazh prej 3 golash, Atletico Madrid e vuri në diskutim brenda 16 minutave të para nëse do të ishte Reali, ose jo, ekipi madrilen që do të shkonte në finale, duke shënuar dy gola në harkun kohor të 4 minutave.
Goli i parë u realizua nga Saul Niguez në të 12’ dhe 4 minuta më pas Griezmann do të dyfishonte rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë.
Por ndërsa Atletico Madrid ishte hedhur në sulm në kërkim të golit të tretë që do të siguronte barazimin matematikor, Isco në të 42’, shënoi golin që i preu shpresat e ekipit të drejtuar nga Diego Simeone.
Pavarësisht insistimit Atletico Madrid, fraksioni i dytë i ndeshjes nuk solli ndonjë ndryshim, duke e përmbyllur pjesën e dytë me rrjeta të paprekura.
Champions League, në finale Real Madrid-Juventus
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Selvija zbulon pyetjen që Shpati ia bëri për BBV
EMRAT/ 20-vjeçari u vra në oborrin e banesës, dy të arrestuar
Ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Sigurimi i dokumenteve përmes martesave është krim federal!
Durrës/ Festivali “Tingujt e Adriatikut” kurorëzon talentet më të mira në këngë





