Edon Zhegrova vazhdon të shkëlqejë në Ligën e Kampioneve.
Pasi ishte shpallur lojtari i ndeshjes ndaj Realit dhe i kishte shënuar Atletikos, mbrëmë ia doli të asistojë kundër Juventusit.
Sfida mes Lilë dhe Juventus përfundoi 1 me 1 dhe padyshim që Zhegrova ishte ndër më të mirët në fushë.
Pasimi i tij në golin e Lilë ndërkohë është përzgjedhur nga faqja e Champions si një ndër tre më të mirët.
“Kush ishte më i miri”, shtrohet pyetja në faqe. Sulmuesi shqiptar i përfaqësueses së Kosovës po bën mjaft mirë në Europë me Lilë.
Këto të fundit ndërkohë po shfaqin formë pozitive në Champions.