Revista satirike “Charlie Hebdo” ka publikuar në numrin e saj të fundit një karikaturë me titull “tërmet alla italian”, ku shfaqen një burrë e një grua të mbuluar me gjak nën dixhiturat e pjatave tradicionale të kuzhinës italiane, siç janë makaronat me domate apo makoranat të gratinuara. Ndërsa figura e tretë që paraqitet në këtë karikaturë është një grumbull viktimash nën dixhiturën e pjatës lazanja.
Në rrjetet sociale italianët kanë shpërthyer në indinjatë ndaj revistës, që sipas tyre përcjell një humor pa kripë, jo human e të keq.
Karikatura është publikuar në faqet e fundit të revistës që në këtë numër mban në kopertinë një karikaturë mbi veshjen islamike burkini.





