9tetor 2015 – Revista satirike franceze, Charlie Hebdo sjell një tjetër kopertinë polemizuese.
Në përpjekjet për të vënë në lojë komentet raciste të eurodeputetes Nadine Morano, e përjavshmja satirike franceze ka përdorur si ofendim sindromin down, duke vizatuar gjeneralin De Gaulle me një fëmijë të tillë në krah.
"Morano, vajza down e De Gaulle" ishte diçituara shoqëruese që duhet të vinte në lojë deklaratat e ish ministres.
Kjo e fundit citonte fjalët e ish liderit historik se Franca është vend judaiko-kristian, duke shtuar se duhet të mbetet e tillë e jo të bëhet myslimane, shkruan Top channel.
Shumë shpejt megjithatë, kanë mbërritur reagime nga shtresa të ndryshme të shoqërisë që kujtojnë se fëmijët e prekur nga kjo sëmundje duhen konsideruar si të gjithë të tjerët.
/portali DurresLajm/