7nëntor 2015 – Rusia është deklaruar prerë kundër publikimit të radhës së revistës franceze “Charlie Hebdo”, ku në dy karikatura ironizon rrëzimin e avionit rus në Sinai, që shkakoi së paku 224 viktima. Pas lajmit me karikaturat një zëdhënës i presidentit Putin, Dmitry Peskov, cituar nga AP, ka thënë se “Moska e sheh si blasfemi atë publikim”, shkruan Panorama.
Karikatura e vogël shfaqet në faqen e pasme të revistës dhe tregon pjesët e avioni dhe një pasagjer duke rënë nga qielli mbi një njeri me mjekër, i armatosur në atë që duket të jetë një mantel islamik. “Aviacionit rus intensifikon bombardimet”, është një nga komentet shoqëruese. Ndërsa një tjetër ironizon me shërbimet “low cost ruse”. Zëdhënësi citohet më tej, t’i bëjë thirrje autoriteteve të kërkojnë falje dhe të reagojnë.
/portali DurresLajm/