VENEZUELE, 16 mars 2013 – Ish presidenti venezuelian Hugo Chavez, që u nda nga jeta pak ditë më parë kishte një vajzë me një grua nga ishulli Margarita. Lajmin, deri tani të panjohur, e ka bërë publik guvernatori i shtetit Nueva Esparta, nën juridiksionin e të cilit është ishulli në fjalë.
''Një ditë historia do ta njohë”,- mësohet të ketë thënë guvernatori Carlos Mata Figueroa. Gjithsesi ai nuk ka bërë publik identitetin e femrës me të cilën Chavec mund të ketë një vajzë.
Chavez është martuar dy herë dhe po aq herë është divorcuar. Deri tani atij i njihen 4 fëmijë; Hugo Rafael (29 vjeç), Rosa Virginia (34 vjeç), Maria Gabriela (33 vjeç) e Rosines (15 vjeç).