24 dhjetor 2013 – Ndërsa viti 2013 po mbyllet, ekspertët e udhëtimit të Cheapflights.com, lider online në gjetjen dhe publikimin e ofertave të udhëtimit, kanë bërë sytë katra për t’i thënë botës se ku mund të udhëtojnë për vitin  2014.

Sipas tyre shumë prej trendeve të vitit 2013 do të jenë në lojë edhe për vitin 2014-të, por patjetër që ka edhe sugjerime të reja. Një prej tyre është edhe Shqipëria. gjithnjë duke vlerësuar çmimet që ofron vendi ynë.Ndërsa disa vende bëhen shumë popullore, ato e humbi atë sharmin dhe unikalitetin e tyre. Lista e këtij viti, shkruajnë Cheapflights.com; në vend të Kosta Rikës, provoni Nikaraguan, kaloni Maltën dhe zgjidhni Shqipërinë, ndërroni Bullgarinë për Estoninë, zgjidhni Laosin nga Vietnami.

Ky është një nga vlerësimet e para që vjen për vendin tonë për vitin 2014.