Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka deklaruar se lista e kontrolleve të publikuara nga kryeministri Rama është ulëritëse dhe aspak të besueshme.

Vokshi shkruan në Facebook se, pjesë e listës për kontroll shëndetësor falas janë bërë edhe të vdekurit, ndërsa shton se ka patur edhe presione të vazhdueshme.

POSTIMI I PLOTË

Të thuash që 1.2 mln shqiptarë e kanë bërë Check up në 4 vjet, është si të thuash që Shqipëria ka pasur 4 Kryeministra të ndryshëm në 4 vjet. Por, për fat të keq, kemi pasur vetëm një Kryeministër, me të njëjtat mashtrime për SHËNDETËSI FALAS.

Janë pothuaj të njëjtët qytetarë që i detyrojnë, duke i kërcënuar e shantazhuar, të bëjnë check up cdo vit ose disa herë në vit. Lista përmban:

– emra të personave që nuk jetojnë më;

– emra qytetarësh që kurrë nuk e kanë bërë check up;

– emra të sëmurësh që i detyrojne të bëjnë check up disa herë në një vit, përndryshe nuk marrin kurat e nevojshme për të jetuar;

– emra mjekësh familje e infermierësh që detyrohen të japin gjakun e tyre për analiza që të plotësojnë normën e përcaktuar;

– emra qytetarësh në ndihmë ekonomike e pagesë invaliditeti që e rrezikojnë atë nëse nuk bëjnë check up;

– emra mesuesish, punonjës të administratës të detyruar të bëjnë check up në këmbim të mbajtjes së vendit të punës;

– etjKryeministri Rama të publikojë tabelën për 6.3 mln EUROT paguar Vilmës për 420 mijë analiza të pabëra kurrë. Një abuzim skandaloz me buxhetin e taksapaguesve, evidentuar edhe në raportin e KLSH.

Le të më padisë Rama për shpifje.Do të jetë një mundësi shumë e mirë për të publikuar listën e atyre që kanë bërë  check up.