Tri klube të mëdha të futbollit europian kanë identifikuar udhërrëfyesir e tyre të ri teknik për sezonin e ri dhe janë shumë afër marrëveshjes.

Marrëdhënia mes Chelseat dhe futbollit italian ka qenë gjithmonë shumë e ngushtë. Nga lojtarët, Gianfranco Zola mbi të gjithë, te trajnerët, siç e dëshmuan rastet e Viallit, Ranierit, Ancelottit, Di Matteos, Contes dhe Sarrit. 

Tani duket se ka ardhur koha për Enzo Maresca, i cili u rrit në shkollën e të madhit Pep Guardiola dhe më pas u bë arkitekti i ngjitjes së Leicesterit në Premier League. 

Drejtuesit e Chelsea-t, po binden se trajneri italian është emri që i përgjigjet profilit të konsideruar ideal: i ri dhe me një ide brilante të lojës. 

Blutë do të ishin i gatshëm të paguanin klauzolën 10 milionë euro për ta liruar nga Leicester dhe ai do të ishte i lumtur të transferohej në Londër.

Një tjetër italian i destinuar për karrierë është Farioli, i pari që drejton Ajax-in pas përvojës së tij të mirë në Nice. 

Në Bayern Munich, drejtuesit zgjodhën Vincent Kompany, i cili tashmë ka një marrëveshje verbale me bavarezët dhe duhet vetëm të çlirohet nga klubi anglez. 

Trajneri i ri belg, ish-ylli i Cityt, ka avantazhin e njohjes së gjuhës gjermane nga përvoja e tij në Hamburg.

Në Barcelonë duket se gjithçka është bërë gati për ardhjen e Hansi Flick. Gazeta Mundo Deportivo zbulon se ka pasur një telefonatë mes ish-trajnerit të Bayernit dhe drejtorit sportiv katalanas Deco, ku ai shprehu dëshirën e katalanasve për të nënshkruar me të.