Chelsea është e hapur për të shitur mbrojtësin Wesley Fofana gjatë afatit kalimtar të verës, pavarësisht se trajneri i ri Enzo Maresca është një adhurues i tij. Sipas The Telegraph, vendimi lidhet me historikun e gjatë të dëmtimeve që e kanë penguar qendërmbrojtësin francez që nga transferimi i tij në vitin 2022. Fofana u transferua nga Leicester City për 80 milionë euro, duke u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të Chelseat, por që nga ajo kohë ka bërë vetëm 34 paraqitje me Chelsean.
Ai ka humbur mbi 105 ndeshje për shkak të lëndimeve të ndryshme, duke u kthyer në një shqetësim serioz për klubin.Vetëm këtë sezon, mbrojtësi ka luajtur në 14 ndeshje në të gjitha garat, duke ngritur dyshime për qëndrueshmërinë e tij afatgjatë.Chelsea mund të pranojë një ofertë të mirë, sidomos nga Arabia Saudite, ku interesimi për lojtarë nga Evropa vazhdon të jetë i lartë.Një ofertë e majme mund të bindë klubin londinez ta largojë mbrojtësin 23-vjeçar gjatë kësaj vere.