Kylian Mbappe është kryefjala e kësaj merkatoje verore, me francezin që ende nuk i dihet se cila do të jetë e ardhmja e tij.

Sigurisht që Real Madrid është ekipi më favorit për të nënshkruar me yllin e PSG-së, por tashmë nga mediat spanjolle qarkullon një tjetër thashethem.

Sipas “El Nacional”, Chelsea ka shfaqur interes të lartë për të nënshkruar me të.

Sipas këtij mediumi, “Blutë” e Londrës janë të gatshëm të ofrojnë 120 milionë euro plu njërin prej Sterling, Cucurella dhe Romelu Lukaku.