Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, do të largohet nga Madridi dhe tashmë vendimi është marrë, edhe pse zyrtarizimi nuk do të bëhet pa mbyllur sezoni.
“OK Diario” raporton se trajneri argjentinas në fund të sezonit synon largimin nga “Vicente Calderon”, me destinacion Anglinë. Simeone planifikon të bashkohet me Chelsea-n, pasi “blutë” e Londrës e kërkojnë prej kohësh.
“El Confidencial” konfirmon se Diego Simeone është objektivi kryesor i Chelsea-t, ndaj dhe klubi anglez është gati ta afrojë që në verën e ardhshme. Kampionët e Anglisë e vlerësojnë në maksimum trajnerin argjentinas, të cilit i premtojnë një pagë joshëse prej 12 milionë euro në sezon.