Tashmë prej javësh po qarkullojnë infoacione për largimin e Karim Adeyemi nga Borussia.
22-vjeçari, i ndjekur edhe nga Chelsea, është shumë i pëlqyer nga Juventusi, që tashmë janë në kontakt të vazhdueshëm me agjentin e tij.
Për momentin, megjithatë, nuk ka pasur asnjë dialog me Borussia Dortmundin që vazhdon ta vlerësojë playmakerin në 50 milionë euro shkruan Bild.
Në rast se Chelsea do të sigurinte shërbimet e tij do të rritje konkurrenca për sulmuesin Armando Broja, i cili nuk e di se çfarë do të ndodh me të ardhmen e tij.