Trajneri i Chelsea-t, Mauricio Pochettino tha se ai ka marrë “mesazhe pozitive” nga pronarët e klubit në mes të presionit ndaj tij pas humbjeve radhazi.

Blutë ranë në vendin e 11-të në Premier League të dielën pas humbjes në shtëpi ndaj Wolverhampton (2-4).

Chelsea ka shpenzuar më shumë se 1 miliard paund për transferime që kur Todd Boehly bleu klubin në maj 2022 dhe ka fituar vetëm nëntë ndeshje në Premier League këtë sezon.

“Unë mendoj se ne jemi të gjithë së bashku në këtë moment dhe kjo është e rëndësishme. Kam marrë mesazhe shumë të mira nga pronarët. Sigurisht që jam në kontakt me ta dhe drejtorin sportiv çdo ditë,” tha Pochettino.

Presioni është rritur mbi trajnerin argjentinas të Chelsea-t, skuadra e të cilit u mposht nga Liverpool 4-1 katër ditë përpara humbjes së Wolves.

Ata janë 15 pikë larg katërshes më të mirë të Premier League dhe pesë pikë larg rivalëve londinez West Ham në vendin e shtatë.

Pavarësisht investimeve të mëdha në klub që kur Boehly bleu Chelsea-n nga Roman Abramovich, Blutë regjistruan përfundimin e tyre më të ulët në epokën e Premier League me 20 ekipe sezonin e kaluar, duke u renditur në vendin e 12-të.