SHBA, 18 prill 2014 – Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe Hillary së shpejti do të bëhen gjyshër për herë të parë, pasi vajza e tyre Chelsea ka thënë se është shtatzënë.
Chelsea ndodhej bashkë me nënën e saj, Hillary, në një nismë të fondacionit “ClintonFoundation” mbi të drejtat e grave, ajo ka thënë se ‘ndjehej shumë mirë, pavarësisht faktit nëse do të jetë një vajzë apo një djalë, duke e ditur se do të rritet në një botë me gra drejtuese të forta.
“Jam mjaft i lumtur që do të shtoj një rresht të ri në biografinë time…gjysh i ardhshëm”, shkruajti Clinton në “Twitter”.
Po ndërkohë shtatzënia e Chelsea-s ka bërë që në rrjetet sociale të komentohet mjaft shprehja e dëshirës nga ana e Hillary Clinton për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Sipas disave, Hillary është cilësuar e ‘vjetër’ për të qenë presidente e SHBA-së, në një kohë kur do të bëhet gjyshe.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





