Nëse Chelsea nuk ka probleme për momentin, Romelu Lukaku po i paraqet atyre një dhimbje koke prej 85 milionë eurosh që mund t’i shtojë shqetësimet e tyre këtë verë.

Sulmuesi belg është non-grata në “Stamford Bridge”, prandaj ai u dha në huazim verën e kaluar te Roma.

Huazimi është drejt përfundimit dhe Roma duhet të bëjë gati 43 milionë euro për sulmuesin, por klubi italian e shikon si të lartë këtë kërkesë dhe mundësit më të mëdha janë që Lukaku të kthehet në Londër.

Duke qenë se ai ka arritur të shënojë 18 gola dhe ka dhënë 4 asiste për verdhekuqtë këtë sezon, është e qartë se Daniele De Rossi do të donte të mbante Lukakun.

Megjithatë Roma nuk është në gjendje të përballojë koston e operacionit total, që do të shkoj në 85 milion € duke marr në konsiderat dhe pagën e tij.

Gazzetta dello Sport shkruan se kjo tarif është e tepërt për klubin për t’u përballuar, duke qenë se lojtari do të jetë 31 vjeç para fillimit të sezonit të ri.

Duke supozuar se asgjë nuk ndryshon nga tani deri në verë, kjo sjell mundësinë e një transferimit të Lukakut në Ligën Saudite.