Blogerja e njohur italiane, Chiara Ferragni dhe bashkëshorti i saj, këngëtari Fedez po vijnë me një serial mbi jetën e tyre.
“The Ferragnez” do të bëjë debutimin në muajin dhjetor dhe lajmin e konfirmoi vetë Chiara përmes një postimi në rrjete sociale.
Ajo zbuloi se seriali do të përmbajë 8 episode, të cilat tregojnë momente të papublikuara më parë nga jeta e tyre brenda familjes dhe jo vetëm. Seriali do të përfshijë gjithashtu familjen e madhe të çiftit.
“The Ferragnez” do të publikohet në dhjetor 2021 në të gjithë botën. Mezi pres t’ju them më shumë, por ne jemi shumë të ngazëllyer për këtë. Ju djema do ta doni!“, ka shkruar Chiara.