Çifti i famshëm, Chiara Ferragni e Fedez janë bërë prindër për herë të dytë mëngjesin e sotëm.

Chiara dhe Fedez kanë postuar foton e vogëlushes në Instagram ndërsa kanë zbuluar edhe emrin e të porsalindurës.

“23 mars 2021. Vittoria jonë”, kanë shkruar ata të dy në postimet e tyre në foton ku shfaqet Chiara me vajzën në krah.

Vittoria është emër me origjinë italiane dhe do të thotë “fitore”. Chiara dhe Fedez janë prindër edhe të një djali të cilin e kanë quajtur Leone. Ky i fundit pak ditë më parë festoi 3-vjetorin e lindjes.