Giorgio Chiellini nuk beson se Shqipëria do t’ja dalë të bëjë mrekullinë duke mposhtur Spanjën në ndeshjen e fundit të Grupit B.

Kuqezinjve u duhet fitorja për të siguruar thuajse 100% kualifikimin në fazën tjetër, qoftë si vend i dytë, qoftë si mes të 3-tave më të mira pasi 4 pikë janë mëse mjaftueshëm.

Sipas legjendës italiane, Shqipëria e meriton rrugëtimin që ka bërë deri më tani, por fitorja ndaj Spanjës është thuajse e pamundur.“Shqipëria është jashtë Europianit, 99%. Unë nuk mendoj se Shqipëria mund Spanjën, por ata e meritojnë që ta shijojnë dhe të festojnë me tifozët për arritjen deri këtu”, tha Chiellini.