Federico Chiesa ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Juventusim dhe e ardhmja e tij duket larg Torinos. 

Tottenham ka shfaqur interes për 26-vjeçarin dhe synon të gjej një marrëveshje me “Zonjën e Vjetër”.

Sipas shtypit italian drejtuesit e Spurs kanë nisur kontaktet me agjentin e Chiesa-s, Fali Ramadanin për të bërë të mundur transferimin e sulmuesit gjatë kësaj merkatoje.

Mbetet për t’u parë nëse një lëvizje e tillë do të finalizohet, por e sigurt është që Juventus nuk do të dëshironte ta humbiste sulmuesin me parametra zero verën e ardhshme.