Humbja e thellë 4-1 e Chievos në “Olimpico” ndaj Romës i ka kushtuar vendin e punës trajnerit Rolando Maran. Presidenti i skuadrës veroneze, Luca Campedelli e ka shkarkuar nga detyra teknikun nga Trento, pasi nën drejtimin e tij Chievo ka grumbulluar vetëm 3 pikë në 6 ndeshje dhe rrezikon seriozisht rënien në Serinë B, me zonën e ftohtë që është vetëm 2 pikë larg.
Një vendim i vështirë por i domosdoshëm sipas drejtuesve verdheblu, që ndërpret një bashkëpunim të nisur që në vitin 2014. Vendin e Maran do ta marrë Lorenzo D’Anna, trajner i skuadrës së të rinjve.
Përplasja direkte me Crotonen javën e ardhshme do të jetë vendimtare për çështjen e mbijetesës për ekipin veronez.





